“Hot”, ish-burri komentoi në foton e Soni Malajt dhe rrjeti u bë lëmsh!

  • G.G /
  • 15 July 2022 - 10:02
“Hot”, ish-burri komentoi në foton e Soni Malajt dhe rrjeti u bë lëmsh!

Soni Malaj ka shijuar disa ditë pushimesh, por  nuk ka harruar të ndajë me ndjekësit e saj edhe disa foto ku duket mjaft në formë. Në njërën prej tyre ai që bie në sy është komenti i ish-bashkëshortit të saj, Mirkos.

“Hot”, shkruan ai.

“Po çfarë do të thotë ‘hot’?”, ia kthen këngëtarja. “Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”, i përgjigjet Mirco. “Aaa tani e kuptova.”, ka replikuar Soni Malaj.

Soni e kuptoi, po ju kuptuat gjë?

Kujtojmë se Soni dhe Mirko u njohën në “Dancing with the stars”, ku edhe nisën historinë e tyre të dashurisë që shkoi deri në martesë. Ata janë prindër të një vajze, Annës. Dyshja u nda në vitin 2015.

(Kosova Sot Online)