“Nuk e kam treguar anën time të historisë”, Beatrix Ramosaj vjen me deklaratën e fortë

  • G.G /
  • 15 July 2022 - 10:13
“Nuk e kam treguar anën time të historisë”, Beatrix Ramosaj vjen me deklaratën e fortë

Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Edhe pse pas emisionit u bë e ditur se marrëdhënia mes saj dhe Donald Veshaj kishte mbaruar, dedikimet apo kunjat në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Beatrix është gjithmonë aktive në rrjetet e saj sociale, por ky postim i fundit në InstaStory duket se është fiks për Donaldin. Në foto Trixa tregon se si e ka shpëtuar ‘reputacionin’ e të tjerëve duke e fshehur anën e saj të historisë me Donaldin.

“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tuaj të historisë? Atje jashtë duke shpëtuar jetë”– ka shkruar Beatrix.

Mjaftoi vetëm ky koment i Trixës që fansat të aludojnë se ky shkrim ishte një kunjë e hapur ndaj Donaldit.

Kujtojmë se në një intervistë për “Ora Verore” Beatrixa u pyet se çfarë mendon për ribashkimet e fundit që kanë ndodhur në showbizin shqiptar. Trixa e pyet gazetaren se ribashkimet e kujt, që të ishte më e qartë dhe ajo i përgjigjet për ribashkimin e Borës dhe Donaldit.

Beatrix u përgjigj mjaft e qetë duke thënë se i vjen mirë për dyshen. Kjo nuk është hera e parë që Trixa përballet në situata të tilla por mund të themi se kjo ishte ajo më e sikletshmja.

(Kosova Sot Online)