Syla i reagon deklaratës së Fjolla Morinës: Paskan filluar edhe ‘këngëtaret’ të na bëhen psikologe

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 19:55
Syla i reagon deklaratës së Fjolla Morinës: Paskan filluar edhe ‘këngëtaret’ të na bëhen psikologe

Biznesmeni i njohur, Fisnik Syla i ka reaguar deklaratës së ish-partneres së tij Fjolla Morina.

Fjolla Morina ditën e djeshme në një foto të publikuar në Instastoryn e saj ka thënë shprehimisht:

“Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij, atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”

Me sa duket ky ka qenë një dedikim për ish-partnerin e saj Fisnik Syla, pasi ky i fundit i ka  reaguar sot.

“Paskan filluar edhe “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë…Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre…”

Image

(Kosova Sot Online)