Dalin prapaskenat nga shesh xhirimi i klipit të Yllit dhe Ledrit (Foto)

  • G.G /
  • 16 July 2022 - 10:47
Dalin prapaskenat nga shesh xhirimi i klipit të Yllit dhe Ledrit (Foto)

Një bashkëpunim mes Yll Limanit dhe Ledri Vulës  do të publikohet së shpejti. Projekti titullohet “Tonat” dhe ishte vetë Ylli ai që e bëri me dije titullin e këngës së tyre.

Mirëpo, tashmë kanë qarkulluar pamje nga sheshxhirimi i klipit të dy këngëtarëve mjaft të suksesshëm.

Telegrafi ka siguruar foto të Ledrit dhe Yllit.

Së fundmi, Ylli është diskutuar shumë në rrjet për buzët e tij. Madje, shumë ndjekës kanë dyshuar se ai mund të ketë bërë një ndërhyrje në buzë.

Por a ka bërë ai ndërhyrje në buzë vërtetë?

Ylli ka publikuar një video, ku nëpërmjet humorit ai ka shpjeguar se buzët i ka të vetat dhe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

“Të miat janë, ju betohem,”-dëgjohet që thotë ai në videon që ka publikuar.

Më herët, Ylli në një intervistë, ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale, por duke u ndalur dhe te pasiguritë e tij.

“Kam pasiguri. Kam pasiguri si dukem, kam pasur pasiguri duke u rritur.‘Body insecurities’, jo t’i kem krahët e gjerë, të kem ‘six pack’ (muskuj barku), të shkoj në palestër. Kur atë pasiguri e shndërron në motivacion për të qenë më i shëndetshëm, je më i shëndetshëm edhe mendërisht”, ka rrëfyer Ylli.

(Kosova Sot Online)