Numër i madh i fansave në koncert, Don Xhoni: Nuk jemi në Kinë po në Drenicë

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 14:49
Numër i madh i fansave në koncert, Don Xhoni: Nuk jemi në Kinë po në Drenicë

Reperi i njohur, Don Xhoni ka nisur sezonin e verës me një koncert të madh në vendlindjen e tij në Drenicë

Mijëra fansa ishin mbledhur për të parë nga afër reperin teksa performonte këngën e tij, pamje nga i cili Don Xhoni i ka publikuar edhe në InstaStory.

I lumtur për mirëpritjen e bashkëvendësve, krijuesi i hitit “Make a Pose” ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në koncert.

“Kështu hapet sezoni po na priftë e mbara, Elhamdulilah, falënderues gjithmonë Drenica ime. Fals, ç’fals, nuk jemi në Kinë, po në Drenicë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e disa postimeve.

Ndërkohë, përveç me performancat Doni Xhoni së fundmi ka publikuar projektin e ri muzikor “Katile”.

Kënga është mirëpritur nga publiku 11 milionë klikime në kanalin zyrtar në “YouTube”, teksa e veçanta e klipit ishte edhe pjesëmarrja e Megi Pojanit si protagonist. 

(Kosova Sot Online)