Elvana Gjata siç nuk e kemi parë asnjëherë: ‘Dashuria juaj më bën të çmendem’

  • E.K /
  • 21 July 2022 - 13:17
Elvana Gjata siç nuk e kemi parë asnjëherë: ‘Dashuria juaj më bën të çmendem’

Elvana Gjata është padyshim një nga artistet më të mira në vendin tonë, me një karrierë që vazhdon prej dekadash, duke u shndërruar hit pas hiti, në të preferuarën e publikut shqiptar.

E jo vetëm për këngët, por edhe për performancat, ku jep maksimumin në çdo njërën prej tyre, qoftë në një skenë para mijëra vetësh, në një koncert për 100 persona, apo qoftë varur nga dritarja e një makine, për një nga fansat e saj. 

Po, po e lexuat mirë.

Në një postim të fundit në Instagram, që në fakt duket se është një video e xhiruar nga një fanse e këngëtares, Elvana nis të performojë këngën "Loti" jashtë dritares së makinës. Artistja thotë bashkangjitur me postimin: 

"Dashuria juaj më bën të çmendem", drejtuar atyre që e duan muzikën e saj, ndërkohë që sigurisht kjo është një eksperiencë që vjen një herë në jetë për fansen që ndoqi "live" të gjithë performancën. 

Për fatin tonë të mirë e kapi edhe në video dhe ja ku jemi tani, me Elvanën siç nuk e kemi parë ndonjëherë. 

(Kosova Sot Online)