Luana Vjollca paralajmëron duetin me artistin ndërkombëtar

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 15:21
Luana Vjollca paralajmëron duetin me artistin ndërkombëtar

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca nuk e ka në plan të ndalet dhe tashmë ka finalizuar një tjetër projekt.

Bukuroshja e ekraneve shqiptare që prej vitesh është fokusuar edhe në muzikë ka realizuar një tjetër bashkëpunim.

Këtë herë Luana është bashkuar me artistin me famë ndërkombëtare, Rayvannay.

Dyshja kanë realizuar projektin që mban titullin “Pele pele” teksa kanë zbuluar se do të publikohet të premten.

Vet Rayvanny ka publikuar një pjesë të shkurtër të klipit me këngëtaren shqiptare në llogarinë e tij në Instagram ku numëron mbi 8 milionë ndjekës.

“Takohem këtë të premte, ‘Pele pele”, ka shkruar artisti në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë që artisti nga Tanzania është fitues i çmimit prestigjioz “BET Awards” ndërsa njihet edhe për bashkëpunimin e suksesshëm me këngëtarin latin Maluma në hitin “Mama Tetema”.

Ndërkohë, Luana së fundmi erdhi në një duet me reperin nga Kosova, MC Kresha për këngën “Nuk o ka ma qet”. 

(Kosova Sot Online)