Adriana Matoshi me veshje dhe stil interesant të flokëve në seancën e Kuvendit

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 13:09
Adriana Matoshi me veshje dhe stil interesant të flokëve në seancën e Kuvendit

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi jo rrallë herë është bërë fokus i mediave rozë për shkak të stilit intersant të veshjes.

E njohur për një stil unik, Adriana merr vëmendje edhe me pamjen edhe në seancat e Kuvendit, në të cilën mori pjesë edhe së fundmi.

Edhe ditën e djeshme (e enjte) Matoshi dukej plotë stil në Kuvend teksa u pa e veshur me një këmishë të gjerë me ngjyrë të bardhë të kombinuar me pantallona elegant shumëngjyrësh.

Pamja e saj u përshtat me një palën syze të tejdukshme diellin, çantë të zezë dhe një unazë të madhe ndërsa flokët e bardha i la të kapura në një stil me gërsheta.

Adriana dukej në formë të mirë teksa po largohen pas përfundimit të seancës dhe në një momente ajo shihet teksa përshëndetet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes ndërkohë mbetet e përkushtuar edhe ndaj profesionit të saj si aktore.

(Kosova Sot Online)