Loredana flet për herë të parë në lidhje me Noizyn, tregon si u njohën

  • E.K /
  • 23 July 2022 - 14:04
Loredana flet për herë të parë në lidhje me Noizyn, tregon si u njohën

Loredana Zefi dhe Noizy kanë sjell së bashku një nga hitet e kësaj vere.

Dyshja u panë të afërt pas projektit “Heart Attack” dhe zërat filluan se mes tyre mund të ketë një lidhje.

Këtë e forcoi fakti se Noizy ka prishur raportet me Mozzik madje kënga e tyre e përbashkët u fshi nga Youtube dhe u tha se Loredana ishte arsyeja.

Lidhur me thashethemet e fundit ka folur artistja, e cila ka treguar se kush e ka njoftuar me Noizyn.

“Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht”, është shprehur reperja.

(Kosova Sot Online)