Rrahja e qytetarit në mes të rrugës ja si iu vu pas Policia Feros

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 17:08
Rrahja e qytetarit në mes të rrugës ja si iu vu pas Policia Feros

Feronit Shabani, i njohur si Fero, sot ka rënë në prangat e Policisë. Shkak për arrestimin e tij u bë një video që u përhap me të madhe dje në media dhe rrjetet sociale, ku Fero shihet duke e rrahur një person në mes të rrugës.

Lajmin për arrestimin e Feros e bëri të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan.

Në një njoftim për media, kjo prokuroria ka njoftuar se Fero është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Sulm”.

Policia është vënë pas Feros pasi në media filloi të qarkullojë videoja e sulmit.

Sipas njoftimit, Fero është identifikuar dhe më pas është intervistuar.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka  autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë  identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Në videon e publikuar shihet Fero duke grushtuar një person, ndërsa pas pak kohe disa kalimtarë intervenojnë që ta ndalin Feron.

Prokuroria Themelore në Gjilan ende nuk ka bërë të ditur nëse ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Feronit Shabanit.

(Kosova Sot Online)