'Çfarë mendon për ish të dashurat e Shpatit?'- Bashkëshortja e këngëtarit habit me përgjigjen

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 19:40
'Çfarë mendon për ish të dashurat e Shpatit?'- Bashkëshortja e këngëtarit habit me përgjigjen

Shpat Kasapi është prej vitesh tashmë një personazh i njohur dhe i përfolur në media, jo vetëm për punën e tij por edhe për jetën personale.

Megjithëse tashmë ai është i martuar me partneren e tij Selvije Jaho, dhe ka një djalë me të, disa fansa vijojnë të kujtojnë historitë e tij të mëparshme të dashurisë.

Selvije Jaho nuk ka hezituar t’i përgjgjet kësaj pyetjeje duke shprehur se ashtu si publiku, edhe ajo i ka parë ish të dashurat e këngëtarit nga televizori dhe media. Ajo shton se i respekton të gjitha femrat që ai ka pasur në jetën e tij dhe se çdo impakt që ata kanë lënë tek ai e kanë “formësuar në jetë.”

“Ishat?? Pse aq shumë ka pasur. Ato që unë njoh janë yje. Ashtu si ju dhe unë lidhjet që ka pasur Shpati i kam parë nga televizori. Nuk kam qenë pjesë e të kaluarës së tij dhe nuk më takon mua të flas ose të mendoj diçka për ish-at e tij. Respektoj çdo femër që ka qenë në jetën e Shpatit. Çdo zgjedhje të tij e respektoj sepse një prej tyre jam dhe vetë. Çdo kush ka lënë impakt të mirë dhe të keq tek Shpati që e kanë formuar në jetë. Mua s’më takon të flas asgjë vetëm të respektoj dhe flas fjalët më të mira për një femër”– shkruan Selvija në Instastory.

Image

(Kosova Sot Online)