Fero rrezikon të përfundojë 30 ditë në paraburgim

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 14:52
Fero rrezikon të përfundojë 30 ditë në paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga gjykata që reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit “Fero”, të mbahet një muaj në paraburgim.

Prokurori i rastit ka kërkuar që ndaj Feros të vendoset masa e sigurisë së paraburgimit.

Prokuroria ka thënë se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjilan.

“Kërkesa për caktimin e paraburgimit është dorëzuar ne Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet të mbajë seancën dëgjimore”, ka thënë Prokuroria e Gjilanit për Gazetën Express.

Avokati Egzon Halimi ka thënë sot për Paparacin se klienti i tij po vazhdon të mbahet në ndalim me urdhër të prokurorit të çështjes.

Ditën e djeshme, reperi Feronit Shabani është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Fero, siç njihet me emrin artistik, në një video të publikuar të dielën nga Nacionale.com, shihet teksa godet dikë brenda në veturë, i cili tenton të largohet nga vendi.

Nuk dihet se pse ka ndodhur ky shpërthim i Feros, por dhuna qartësisht shihet që ai ka ushtruar ndaj njërit prej pasagjerëve në veturë.

Fero është i njohur për shumë vepra penale, teksa nuk kanë munguar ndër vite përleshjet me njerëz të tjerë.

(Kosova Sot Online)