Ish e dashura ruse provokon Don Xhonin nëpërmjet shokut të tij

  • E.K /
  • 27 July 2022 - 12:13
Ish e dashura ruse provokon Don Xhonin nëpërmjet shokut të tij

Para disa kohësh reperi kosovar, Don Xhoni konfirmoi ndarjen nga modelja ruse, Ariana Lirey.

Ndarja e tyre u prit me komente e reagime të shumta në media dhe rrjetet sociale.

Ajo konfirmoi ndarjen në rrjetet sociale, ndërkohë që hodhi edhe disa “kunja” dhe bëri disa deklarata kundrejt tij.

Së fundmi modelja ka publikuar një Instastory ku shfaqet me qenin e saj dhe këtë video e ka shoqëruar me këngën e një prej miqve më të mirë të Don Xhonit, Butrintit, “Si përpara”.

(Kosova Sot Online)