Sara Hoxha flet për ish të dashurat e Ledrit: Pse i kam bërë shoqe Dafina Zeqirin dhe Dua Lipën

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 08:42
Sara Hoxha flet për ish të dashurat e Ledrit: Pse i kam bërë shoqe Dafina Zeqirin dhe Dua Lipën

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është tashmë një nga personazhet më të komentuar në showbizin shqiptar. Ajo shpesh është përfolur për marrëdhënien me vajzat e tjera të ekranit, veçanërisht ish-të dashurat e Ledrit, Dafina Zeqirin dhe Dua Lipën.

Së fundmi, një intervistë për “Goca dhe gra”, Sara i është përgjigjur kritikave duke thënë  se nuk ka asgjë të keqe kur u pëlqen shoqëria me njëra-tjetrën.

“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e di që ai ka një të shkuar, si me Dafinën që njerëzit më shajnë si mund të rrish ti me atë. Mua më duket gjë normale, Dafina më pëlqen, Dua Lipa më pëlqen, janë shumë njerëz të mirë, na ecën muhabeti. Kjo që unë kam bërë tregon se unë jam rehat me veten time, jam konfidente dhe nuk mund të xhelozoj për ish të dashurat e Ledrit. Unë nuk e ndjej si gjë të keqe dhe prandaj e kam bërë dhe do ta bëj prapë”, u shpreh bukuroshja.

(Kosova Sot Online)