Butrint Imeri i quajti fansat 'katunar'

  • A.P /
  • 28 July 2022 - 14:45
Butrint Imeri i quajti fansat 'katunar'

Një përleshje ka ndodhur së fundmi në koncertin e këngëtarit të njohur, Butrint Imeri.

Teksa ai ka qenë duke performuar në skenën e një diskotekë në Pejë, disa prej personave të pranishëm janë konfrontuar fizikisht.

Sherri më pas ka degraduar pasi shihet që djemtë shfaqen duke u goditur edhe me sende të forta.

Në disa pamje të publikuara në “TikTok”, Butrinti duket se ka qenë duke performuar hitin e tij “AM.PM” në kohën kur ka nisur sherri.

 

Duke pasur si qëllim qetësimin e situatës, Butrinti i është drejtuar turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”.

Por duket se pas kësaj deklarate kanë shpërthyer komentet negative për Butrintin pasi fansat e kanë marrë fjalën katunar si një ofendim.

 

Butrinti ka postuar një status në “Instastory” ku e shpjegon se nuk ka pasur si qëllim të ofendojë askënd por ka qenë thjesht diçka e momentit.

 

“Po më vjen shumë keq për reagimin që kam bërë duke përdorur termin “katunar”, gjatë një rrahje që ka ndodhur kur kam qenë duke performuan në nje klub. Ka qenë momentale dhe kam qenë shumë i frustuar me ato pamje që i kam patur përballë, sepse ne dalim për tu kënaqur e jo për të parë përleshje.

Unë vetë jam katunar me prejardhje, jam Shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani. Kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkoj shumë falje sepse ka qenë moment që nuk kam ditur si të shprehem kur i kam parë ato sjellje.

Ju do katunari Shaljan super krenar Butrinti”, ka shkruar ai.

Image

(Kosova Sot Online)