U arrestua pak ditë më parë, ky është një ndër këngëtarët nga Kosova më të përfolur

  • E.K /
  • 30 July 2022 - 16:54
U arrestua pak ditë më parë, ky është një ndër këngëtarët nga Kosova më të përfolur

Fotoja që shihni më poshtë është e reperit Fero, i cili së fundi është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi ushtroi dhunë ndaj një personi.

Fero, emri real i të cilit është Feronit Shabani, është një nga artistët e rinj të estradës shqiptare, e ka postuar vetë këtë foto në Instagram, pak kohë para se të arrestohej.

Ai shfaqet ulur në karrige dhe me kufje në veshë duke buzëqeshur.

Fero ka pak vite që operon në tregun e muzikës shqiptare dhe emri i tij kohët e fundit është lakuar për sherret e bujshme. Ai gjithashtu është baba i një vazje me partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli.

(Kosova Sot Online)