Harrojeni bjonde! Loredana bëri ndryshimin drastik në look dhe të gjithë e dimë ç’ndodh kur merr këtë hap

  • G.G /
  • 01 August 2022 - 22:34
Harrojeni bjonde! Loredana bëri ndryshimin drastik në look dhe të gjithë e dimë ç’ndodh kur merr këtë hap

Loredana nuk para bën ndryshime drastike në look, por kur i bën na habit të gjithëve. Thonë se femrat bëjnë ndryshime tek flokët e tyre kur ndahen nga dikush apo kur vuajnë nga dashuria.

Se dimë se cila prej dy arsyeve e ka shtyrë Loredanën të kthehej në një kokë karrotë, por shihet qartazi që këngëtarja duket një yll i vërtetë.

Loredana ka qenë mjaft e komentuar për lidhjen e saj me reperin Mozzik. Detaje të reja janë zbuluar nga marrëdhënia e tyre, pasi ajo ka zbuluar nëse ka ende kontakte me Mozzik. Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta.

“Një nga pyetjet në Instagram ishte për marrëdhënien tënde me Mozzik, a ke kontakte me të?” është pyetur këngëtarja.

“Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më,” përgjigjet Loredana.

-Sa e vështirë është të deklarosh statusin e marrëdhënies kaq publikisht?

“Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonata dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë,” ka përfunduar Loredana.

(Kosova Sot Online)