Të shoqëruar nga vëllezërit e tyre, Bora Zemani dhe Donald Veshaj kapen ‘mat’ në Jug

  • G.G /
  • 01 August 2022 - 22:55
Të shoqëruar nga vëllezërit e tyre, Bora Zemani dhe Donald Veshaj kapen ‘mat’ në Jug

Bora Zemani dhe Donald Veshaj po i shijojnë këto ditë së bashku me vëllezërit e tyre në Jug të vendit.

Ata kanë treguar të dy në rrjetet sociale se ndodhen në Jug dhe siç pritej nuk i kanë shpëtuar syrit të njerëzve që i kanë fotografuar bashkë.

‘JOQ’ ka publikuar dy foto ku në njërën shihet moderatorja e ulur pranë vëllait të saj, Lisienit, dhe vëllait të vogël të Donaldit, Marios.

Në foton tjetër ata shihen së bashku në një gomone. Bora ka veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza, bluzë gjithashtu të zezë, teksa mban në kokë një kapele.

Kjo nuk është hera e parë që ata kapen bashkë më pushime.

Muaj më parë Bora dhe Donaldin u fotografuan jashtë shtetit, konkretisht në Itali, duke bërë pazar.

Me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.

Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin.

Gjithçka u duk se u konfirmua në një event të përbashkët ku ata morën pjesë. Aty Bora dhe Donaldin qëndruan krah njëri-tjetrit duke lënë të nënkuptohet se kanë lënë gjithçka pas. Më pas ata u kapën mat jashtë Shqipërisë bashkë.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka folur hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar.

Vëmendje mori gjithashtu veshja e Donaldit gjatë puntatës së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë.

Është pikërisht ky detaji që nuk iu shpëtoi fansave. Bluza e veshur nga Donaldi në puntatën e mbrëmshme, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja.

Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluzë.

(Kosova Sot Online)