
Butrint Imeri organizon koncert falas në Prishtinë

Këngëtari Butrint Imeri ka menduar për të bërë një koncert të madh për fansat e tij në Prishtinë
Në një njoftim që ai e ka bërë në InstaStory, këngëtari ka shkruar së të mërkurën më 3 gusht pritet që të mbahet një koncert i madh i tij në Sheshin Zahir Pajaziti.
Pavarësisht së është shumë i zënë me data të ndryshme të koncerteve gjatë verës, Butrinti ka menduar që këtë gjë ta bëjë falas.
“Te nderuar dashamire e njerez te mire te venit tem, une me menaxhmentin tem kemi vendos me organizu nje koncert FALAS ne sheshin ZAHIR PAJAZITI ne PRISHTINE, te merkuren (03 GUSHT), ora 20:00. Ju ftoj krejtve me e kalu ni super nate verore!”, ka shkruar ai.
Ndryshe këngëtari ka qenë shumë i angazhuar këtë vit, si më projekte muzikore ashtu edhe me koncerte.
(Kosova Sot Online)