Dafina dhe Era po rrijnë veç në Instagram të njëra-tjetrës, pos vathëve bëjnë xing edhe me veshje

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 11:47
Dafina dhe Era po rrijnë veç në Instagram të njëra-tjetrës, pos vathëve bëjnë xing edhe me veshje

Era Istrefi dhe Dafina Zeqiri ditë më parë u përfolën për një sherr që në fakt ndodhi mes kësaj të fundit dhe ndjekësve.

Gjithçka nisi kur artistet u shfaqen në fotot e fundit me një palë vathë të njëjtë.

Kjo bëri që Dafina të hidhte disa kunja duke nxitur reagimin e ashpër të ndjekësve.

Më pas ajo shkroi se e rëndësishme tek perlat është vajza që i bart ato, në anën tjetër Era nuk pati asnjë reagim.

Por vajzat kanë bërë sërish “xing”.

Dafina në klipin e fundit të publikuar dje u shfaq me një veshje neon thuajse të ngjashme me atë që kohë më parë e kemi parë te Era Istrefi.

(Kosova Sot Online)