Unikkatil: Mos e jepni veriun…

  • A.P /
  • 02 August 2022 - 14:46
Unikkatil: Mos e jepni veriun…

Situatë e tensionuar ishte këto ditë në veri të Kosovës. E gjithë kjo si shkak i kundërshtimit të serbëve për vendosje të reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës.

Personazhe të ndryshme publike reaguan lidhur me këtë situatë.

E njëri nga figurat publike që reagoi është edhe rep-artisti Unikkatil, ku nga një koncert ai pati edhe një mesazh për politikanët kosovarë.

“Kisha dasht m’i bo apel politikanëve tonë. T’lutna mos e ktheni kurrizin, e mos e jepni veriun, se osht i joni. T’lutna, për herë të parë t’i shohim do politikana që kanë me thanë jo”, u shpreh ai para turmës.


(Kosova Sot Online)