Pas shumë vitesh këngëtarja e preferuar e fëmijëve Roderika Ukelli i rikthehet ekranit

  • A.P /
  • 02 August 2022 - 17:47
Pas shumë vitesh këngëtarja e preferuar e fëmijëve Roderika Ukelli i rikthehet ekranit

Dy yjet e muzikës për fëmijë Roderika Ukelli dhe Pëllumb Hajdari pas shumë vitesh, tashmë si të rritur kanë qenë të ftuar në emisionin "Çka ka n'verë", ku kanë shpalosur shumë gjëra rreth jetës së tyre, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Dikur yll i muzikës për fëmijë derisa sot një zonjushë me prespektivë dhe me synime të qarta  për të ardhmen.

Ukelli ndër të tjera theksoi se aktualisht është duke studiuar në Miami për Shkenca politike dhe pastaj e ka në plan t'i vazhdoj studimet për drejtësi.

Derisa Pëllumbi theksoi se është duke studiuar dizajnin në një nga kolegjet private të Kosovës.

Në këtë intervistë u përmend edhe një nga hitet e Roderikës "Diferenca" e cila atbotë ishte tejet e pëlqyer dhe e ranguar në vendin e parë të top listave muzikore.

Megjithatë..., tani për tani prioritare për Roderikën mbetën studimet.


(Kosova Sot Online)