Surprizoi fansat me njoftimin për koncertin falas, Butrint Imeri e anulon në momentin e fundit

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 10:52
Surprizoi fansat me njoftimin për koncertin falas, Butrint Imeri e anulon në momentin e fundit

Artisti Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit.

Ai jo vetëm që ka marrë zemrat e shumë fanseve, por me gjestin e fundit na tregoi se është dhe një njeri tepër bujar që i respekton fansat e tij.

Butrinti i ka surprizuar fansat e tij pasi tha se do të performonte në zemër të Prishtinës, falas për të gjithë! Ka qenë vetë Butrinti që ka shpërndarë këtë njoftim në Instagram.

“Ju ftoj krejtve me e kalu një super natë verore” – thekson ai.

Postimi i plotë:

“Te nderuar dashamire e njerez te mire te venit tem, une me menaxhmentin tem kemi vendos me organizu nje koncert FALAS ne sheshin ZAHIR PAJAZITI ne PRISHTINE, te merkuren (03 GUSHT), ora 20:00. Ju ftoj krejtve me e kalu ni super nate verore!”- ka shkruar këngëtari i njohur.

Lajmi i keq për fansat e tij është se mbrëmjen e djeshme, Butrinti ka lajmëruar se koncerti nuk do të realizohet. Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai tregon se arsyeja e anulimit të koncertit është pamundësia e krijuar nga shkaqet teknike.

“Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror. Ne po punojmë shumë që të sjellim sa më shpejt një datë të re me një organizim të veçantë për të kaluar një natë që do të mbahet mend për shumë kohë. Falënderojmë Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunim. Shihemi shpejt në njoftimin e ardhshëm”, ka shkruar Butrinti në Instagram.

(Kosova Sot Online)