Nuk po del dot në takim romantik me një djalë, çfarë po e pengon Ronela Hajatin

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 13:32
Nuk po del dot në takim romantik me një djalë, çfarë po e pengon Ronela Hajatin

Ronela Hajati e ka mbajtur jetën e saj private gjithmonë larg vëmendjes mediatike.

Këngëtarja nuk ka preferuar të japë kurrë detaje, por me postimin e fundit ajo na tregoi se është gati të njohë dikë.

Por cila është arsyeja që Ronela nuk e ka ende dikë pranë vetes? Si duket janë angazhimet profesionale ato që nuk po ia lejojnë Ronelës krijimin e një lidhje të qëndrueshme romantike.

Ajo ka publikuar një foto në InstaStory ku ka shkruar se pasi ka bërë një make-up profesional, e vetmja gjë që i mungon është një takim, por ajo që e pengon është puna. Ajo shton se i duhet të shkojë në studio për të punuar në projektin e radhës.

“Kam nevojë për një takim sonte, por jo! Do të shkoj në studio si gjithmonë.”-ka shkruar Ronela.

Kujtojmë se më herët, Ronela ka folur hapur për ndjesitë e saj në intervistë më se të sinqertë. Ajo ka treguar fëmijërinë e saj, karrierierën, lidhjen me familjen e sidomos me të atin.

“Absolutisht që do përplasesh, do vritesh, do të të thyhet zemra aq herë sa do ta lësh këtë gjë një mijë herë, por nuk duhet të heqësh dorë. Nëse arrin deri në atë pikë që ti je koshiente që vlen, nuk duhet të heqësh dorë. Fillon bëhesh e zonja vetes, ia di gabimet vetes edhe duke ia ditur gabimet vetes mund t’i rregullosh, mund t’i ndreqësh. Mendoj se në showbiz po mos të jesh me këmbë në tokë je i mbaruar…”

 “Po të shohësh ditëlindjen time të katërt është një kukull e stisur sepse mami më vishte fustane me xixa, por gjunjët i kisha copë. Kuptohet që unë nuk isha asnjëherë me dëshirën time goca me fustane me xixa, kam qenë fëmijë shumë i lëvizur. Por po ta shohësh atë ditëlindje unë jam gjatë gjithë kohës duke kënduar. Koncerte recital, isha aq e lumtur, mami më nxiste. Filloi kënga e Michael Jackson dhe i imitoja lëvizjet… Kam lindur me muzikë dhe nuk kisha ndonjë ditë vendimtare, thjesht nuk e mendoja jetën pa muzikë, pa të kërcyer. Jeta më ka ndjekur me muzikë,” u shpreh Ronela në atë kohë.

(Kosova Sot Online)