Ç’është më romantike se një ‘date’ në Paris? Rita Ora dhe Taika Waititi më të lumtur se kurrë në qytetin e dashurisë

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 13:36
Ç’është më romantike se një ‘date’ në Paris? Rita Ora dhe Taika Waititi më të lumtur se kurrë në qytetin e dashurisë

Ku bëhen ‘date’ më të bukura veçse në Paris, qytetin e dashurisë?

Rita Ora dhe i fejuari i saj Taika Waititi prej disa ditësh ndodhen në kryeqytetin francez ku po shijojnë çdo ditë dhe po provojnë aventura të reja. 31 vjeçarja dukej me humor të mirë dhe në super formë pas një darke me regjisorin në një prej restoranteve më të njohur ‘Caviar Kaspia’. Çifti i dashuruar ishin në shoqëri të mirë atë natë pasi atyre iu bashkua aktori Casey Affleck, ndërsa ylli i ‘James Bond’, Daniel Craig u pa gjithashtu duke dalë nga restoranti.

Ata u panë shumë të afërt dhe të habitur nga diçka. Rita Ora dukej magjepsëse me një fustan të zi asimetrik që tregonte në mënyrë të përsosur format e saj të tonifikuara, ndërsa pjesa e pasme e prerë shfaqte tatuazhet e saj.

Rita veshi një palë taka të zeza të larta me platformë, teksa mbante një çantë të vogël argjendi.

Ajo e plotësoi look-un e saj me bizhuteri ari, ndërsa flokët i kishte kapur bisht të çrregullt. Ndërkohë, Taika dukej gjithë class me një xhaketë blu, të cilën e kombinoi me një bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe atlete të bardha.

Me klas dhe shumë seksi, çfarë të vishni në vizitën e radhës në një muze apo galeri arti sipas Rita Orës

Stilin e ‘vajzës elegante dhe chic’ në Paris nuk e bën askush më mirë se Rita Ora

Vijon sfilata e “veshjeve të bukura” të Rita Orës në Paris/ Këngëtarja mahnit me paraqitjen e saj

Ky ‘look’ ishte qershia mbi tortë e udhëtimit të Rita Orës në Francë.

(Kosova Sot Online)