Azet, Zuna dhe Dhurata Dora, së shpejti me një bashkëpunim

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 14:33
Azet, Zuna dhe Dhurata Dora, së shpejti me një bashkëpunim

Pas dy këngëve të suksesshme mes reperit Azet dhe këngëtares Dhurata Dora, kësaj dysheje tani po i bashkohet edhe reperi tjetër Zuna.

Konfirmimin e projektit të ri mes tyre e ka bërë labeli muzikor ‘Big Deal Records’.

Këngëtarët kanë gati bashkëpunimin e radhës dhe kanë paralajmëruar se do të jetë një ‘bomb’.

Data e publikimit nuk dihet ende.

(Kosova Sot Online)