Unikkatil anuloi koncertin, mësohet a do të rimbursohen pjesëmarrësit që bllokuan hyrjen për t’ju kthyer paratë e biletave

  • A.P /
  • 03 August 2022 - 16:02
Unikkatil anuloi koncertin, mësohet a do të rimbursohen pjesëmarrësit që bllokuan hyrjen për t’ju kthyer paratë e biletave

Pas një kohe të gjatë, reperi i njohur shqiptar nga Amerika, Unikkatil është kthyer për një performacë në Prishtinë.

Performanca e Unikkatilit ishte paralajmëruar se do të kishte një audiencë masive, por në fakt ndodhi e kundërta.

Koncerti i reperit Unikkatil, i paralajmëruar për dy netë më parë është anuluar në fund për arsye se nuk kishte aq shumë pjesëmarrës siç ishte paraparë.

Unikkatil ishte planifikuar të performonte në KlanArea, por në pamjet e publikuara shihet se ambienti ishte thuajse i zbrazët.

Aty nuk duket të kenë qenë të pranishëm as 300 persona dhe si rrjedhojë reperi anuloi daljen në koncert.

Për pasojë pjesëmarrësit kishin bllokuar hyrjen duke kërkuar t’u kthehen paratë e biletave.

Klan Arena përmes njoftimit për media ka precizuar se nuk ka qenë organizatore, por vetëm eventi është mbajtur në hapësirat

“Klan Arena shpreh keqardhje për të gjithë të pranishmit në ngjarjen e djeshme dhe ju sigurojmë që do të angazhohemi që të gjithë ju që keni blerë bileta nëpërmjet platformës tonë dhe pikave të shitjes në Artmotion do të rimbursoheni. Rimbursimi, kthimi i të hollave do të realizohet në ditët në vijim në bashkëpunim me organizatorët, palën e tretë” – thuhet mes tjerash në komunikatë.

Detajet e tjera do të bëhen të ditura në vijim.

(Kosova Sot Online)