Nesër nis ‘Sunny Hill Festival’, kur hapen dhe mbyllen dyert?

  • A.P /
  • 03 August 2022 - 16:35
Nesër nis ‘Sunny Hill Festival’, kur hapen dhe mbyllen dyert?

Numërimi prapa ka filluar për “Sunny Hill Festival”.

Festivali nis ditën e nesërme dhe ka njoftuar përmes faqes zyrtare në Instagram, se dyert hapën në orën 12:00 dhe mbyllen në ora 22:00.

“Ju lutemi ejani herët për të shmangur pritjet në radhë të gjata”, shkruhej në postimin e tyre në Instagram.

“Sunny Hill Festival” fillon nesër më 4 gusht dhe do të zgjasë deri më 7 gusht.

Në këtë festival që mbahet në Parkun e Gërmisë marrin pjesë edhe artistë të mëdhenj ndërkombëtar, por edhe vendor.

Dua Lipa, Diplo, J Balvin, Skepta, Azet, Zuna, Elvana Gjata, Kida, Yll Limani, Ledri Vula e Dhurata Dora, janë vetëm disa nga yjet që do të këndojnë para mijëra njerëzve.

Image

(Kosova Sot Online)