Arjola reagon pas akuzave se përdor “photoshop”: E dua trupin tim, kam lindur 3 fëmijë, nuk m’i kanë dhuruar!

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 22:43
Arjola reagon pas akuzave se përdor “photoshop”: E dua trupin tim, kam lindur 3 fëmijë, nuk m’i kanë dhuruar!

Aktorja e njohur, Arjola Demiri është një prej personazheve më të komentuara të shoubizit shqiptar.

Ajo shpeshherë poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme. Por komentuesit e akuzojnë se përdor “photoshop”.

Aktorja ka reaguar disa herë por sot duket se është revoltuar. Përmes një “Instastory” ajo thotë se janë filtra, dhe se e do veten në inperfeksionin e saj.

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksionin tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë. Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)