Sezoni i verës, Robert Berisha: Me çmim t’lirë…

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 09:25
Sezoni i verës, Robert Berisha: Me çmim t’lirë…

Këngëtari Robert Berisha, sonte ishte i ftuar në emisionin veror “21 Gradë” të RTV21, me ç’rast foli për jetën private dhe atë profesionale.

Duke folur për çmimet e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme, artisti u shpreh se janë me çmim të lirë.

“Për sezon të verës gjithmonë më herët bëhen ato marrëveshjet, edhe me çmim t’lirë, gjithmonë del naj bakshish”, tha ndër të tjera Berisha.

Ai shtoi se kurrë s’mendon se a do t’ia japin paratë apo jo nëpër ahengje, por siç tha ai, vetëm mendon që mos t’i prishet zërimi, mos t’i digjet diçka në dasmë të ju prishet qefi, apo të mos sëmuret ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=365847155726687

(Kosova Sot Online)