Interesim i jashtëzakonshëm për 'Sunny Hill Festival'

  • A.P /
  • 04 August 2022 - 18:31
Interesim i jashtëzakonshëm për 'Sunny Hill Festival'

“Sunny Hill Festival” fillon sot zyrtarisht derisa në fotot e siguruara nga "Kosova Sot Online" duket se ka  interesim të jashtëzakonshëm nga publiku të cilët po presin në radhë te 'rampa' e Gërmisë.

“Sunny Hill Festival” fillon sot dhe do të zgjasë deri më 7 gusht.

Në këtë festival që mbahet në Parkun e Gërmisë marrin pjesë edhe artistë të mëdhenj ndërkombëtar por edhe vendor.

Dua Lipa, Diplo, J Balvin, Skepta, Azet, Zuna, Elvana Gjata, Kida, Yll Limani, Ledri Vula e Dhurata Dora, janë vetëm disa nga yjet që do të këndojnë para mijëra njerëzve.

(Kosova Sot Online)