Armina Mevlani: Shkëlzeni më ka pëlqyer pa e ditur fare se kush ishte!

  • A.P /
  • 04 August 2022 - 19:12
Armina Mevlani: Shkëlzeni më ka pëlqyer pa e ditur fare se kush ishte!

Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një intervistë me ndjekësit në rrjete sociale.

Padyshim që kurioziteti është shumë i madh dhe nuk ka se si mos të lidhet me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, djalin e Sali Berishës. 

Ajo ka treguar se çfarë e ka tërhequr më shumë te Zeni që lidhja e tyre ka rezistuar kaq shumë. “Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte…

Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra… ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantike, ëndërrimtar, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, ka shkruar Armina.

(Kosova Sot Online)