Veshja speciale e Dua Lipës në ‘Sunny Hill Festival’, artistja si një ‘barbie’ moderne

  • G.G /
  • 05 August 2022 - 08:43
Veshja speciale e Dua Lipës në ‘Sunny Hill Festival’, artistja si një ‘barbie’ moderne

Performanca e sotme e Dua Lipës në ‘Sunny Hill Festival’ elektrizoi gjithë të pranishmit por edhe ata që e kanë parë nga telefonat. Megjithatë edhe veshja e saj ishte 10/10 dhe meriton vëmendjen e duhur

Për performancën e saj ylli me famë botërore u shfaq e veshur me një set rozë që përbëhej nga një fund, crop top dhe çizme rozë. Një barbie e vërtetë moderne…

Më herët gjatë konferencës për shtyp Dua tha se veshja e saj ishte psaçërisht për ‘Sunny Hill Festical’. “Është shumë speciale dhe është krijuar vetëm për performancën në Prishtinë. Është ndjesi shumë e mirë të performoj në Prishtinë, s’ka ndjenjë më të mirë. Mezi po pres me të ndjej emocionet para se të dalë në skenë”, tha ajo.

 

Sikurse kishte bërë me dije Dua u ngjit në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në natën e parë të organizimit të tij. Ajo performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit ‘Future Nostalgia’ që i dha asaj një çmim ‘Grammy’ vitin e kaluar dhe jo vetëm. Ndër këngët që Dua performoi ishin:

Performanca e saj u shoqërua edhe nga një trup balerinash që e ndezën më shumë atmosferën. Teksa Dua u bë një me to, duke vërtetuar edhe një herë se sa performuese e mirë është.

Ndërkohë në mbrëmjet e tjera, pra më 5, 6 dhe 7 gusht Dua do jetë në prapaskenat e Festivalit duke shijuar performancat e kolegëve me familjen dhe miqtë siç ka bërë më parë. Dua performoi për herë të fundit në Kosovë gjatë vitit 2018, që ishte edhe viti i parë i mbajtjes së Festivalit në Prishtinë.

Në 2019 edhe pse ishte e pranishme në Festival ajo nuk performoi por dhuroi një nga momentet më ikonike duke kërcyer vallen e Shotës bashkë me reperin Gashi.

Ndërkohë, kujtojmë se ‘Sunny Hill’ do realizohet edhe në vendin tonë në datat 26,27,28 gusht. Deri tani nuk janë zbuluar ende emrat e artistëve që do performojën në Tiranë, por shpresojmë që Dua të performojë edhe këtu.

(Kosova Sot Online)