“Ku janë shqipet”, Dhurata Dora, Azet dhe Zuna sjellin duetin surprizë – iu këndojnë shqiptarëve

  • G.G /
  • 05 August 2022 - 10:23
“Ku janë shqipet”, Dhurata Dora, Azet dhe Zuna sjellin duetin surprizë – iu këndojnë shqiptarëve

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora ka sjellë një duet surprizë. Ajo ka bashkuar sërish forcat me reperin e suksesshëm në Gjermani, Azet, dy vite pas super hitit “Faje” që bëri namin.

Pjesë e projektit është dhe Zuna, një nga bashkëpunëtorët më të mëdhenj të reperit shqiptar, Azetit.

Kënga mban titullin “OEO”, e cila iu dedikohet shqiptarëve. “Ku janë shqipet e mia, oeo” këndojnë Dhurata Dora dhe Azet.

Një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar dhe klipit ku mbizotërojnë ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, kuq e zi, dhe të Kosovës, verdhë dhe blu.

Kjo këngë vjen dy javë pas duetit që Dhurata solli me Luciano që mban titullin “Adrenalina”. Një muaj më parë, ajo publikoi dhe bashkëpunimin me artisten Elvana Gjata.

https://www.youtube.com/watch?v=hRxVhDp8R0Y&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)