Ledri Vula i jep këshillën epike fanses 13-vjeçare

  • A.P /
  • 05 August 2022 - 14:45
Ledri Vula i jep këshillën epike fanses 13-vjeçare

Ledri Vula është një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar. 

Sapo ai nxjerr një këngë të re, menjëherë kthehet në hit.

 

Tani që është sezoni i verës ai është i angazhuar me koncerte si brenda ashtu edhe jashtë shtetit. Përpos performancave elektrizuese, Ledri e shfrytëzon këtë moment edhe për të komunikuar me fansat.

 

Së fundmi në një koncert ai i është drejtuar një fanses së tij e cila ishte vetëm 13 vjeçe. 

Kur mori vesh moshën Vula u habit, por kjo nuk e ndaloi t’i jepte një këshillë: “Erta nëse ndonjë djalë të ngacmon thuaj përveç zemrës krejt t’i fali”.

 

Një fragment ky nga bashkëpunimi i tij me Butën, “Merri Merri”, duke lënë të kuptohet kështu edhe këngën e radhës. 

Momenti është xhiruar nga të pranishmit duke u bërë më pas viral në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)