Dua Lipa ka fansa edhe në Bruksel

  • A.P /
  • 05 August 2022 - 16:36
Dua Lipa ka fansa edhe në Bruksel

Dua Lipa ka shfrytëzuar platformën e saj me mbi 85 milionë ndjekës në rrjete sociale për të ngritur çështjen e regjimit të vizave për bashkëkombasit e saj. Këngëtarja me renome botërore ka shpërndarë moton “Set me free” që nënkupton “Më lër të lirë” si apel për BE-në që t’i liberalizojë vizat për Kosovën. Dua Lipa po i bënë jehonë kësaj kërkese të vjetër të kosovarëve kur lidershipi kosovar e ka “pushuar”,  për shkak se në Bruksel muajve të verës s’merret askush me këtë. Por, Presidenca çeke ka thënë se i ka priroritet vizat për Kosovën në një kohë kur në Bruksel është rritur disponimi pro. Mbetet të shihet se a do ta dëgjojnë vendet anëtare zërin e tyre.

Festivali “Sunny Hill” që po mbahet në Prishtinë, ka marrë përmasa ndërkombëtare edhe për shkak të pop yllit botëror me origjinë nga Kosova, Dua Lipa e cila solli në kryeqytetin kosovar disa prej këngëtarëve më të famshëm në botë.

Këtë vëmendje përtej kufijve e shfrytëzoi Dua Lipa dhe fondacioni “Sunny Hill” duke bërë thirrje për liberalizimin e vizave me moton “Më lër të lirë” moto kjo e vendosur edhe në shiritat e pjesëmarrësve të festivalit.

“Përderisa BE-ja vendos kufij rreth lirisë sonë, ne do ta mbajmë të gjallë dhe të lirë imagjinatën tonë”, thuhet në një postim të festivalit “Sunny Hill” në Facebook.

Megjithëse një eveniment kulturor, ndikimi i madh i këngëtares Dua Lipa dhe festivalit Sunny Hill me thirrjet për liberalizim të vizave po shihet se shtytje përpara e çështjes së vizave.

E dy nga liderët e BE-së që drejtojnë dy institucionet përgjegjëse për liberalizimin e vizave për kosovarët, Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel bashkë edhe me presidentin francez Emmanuel Macron ishin ftuar gjatë samitit të BE-së në Bruksel nga presidentja e vendit Vjosa Osmani që të marrin pjesë në festivalin “Sunny Hill”.

Në vitin 2021, në një aktivitet në SHBA, Shefja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen e kishte takuar pop artisten kosovare duke i shfaqur simpatinë për muzikën dhe energjinë e saj. “Dua t’i ke një impakt aq të madh në botë” kishte shkruar gjermania që mban pozitë të lartë në BE dhe që është në favor të heqjes së vizave.

Image

(Kosova Sot Online)