Momenti kur J Balvin del në skenë me flamurin e Kosovës, flet pak shqip

  • G.G /
  • 06 August 2022 - 15:00
Momenti kur J Balvin del në skenë me flamurin e Kosovës, flet pak shqip

Mbrëmjen e djeshme u mbyll me sukses nata e dytë e “Sunny Hill Festival” dhe padyshim vëmendjen më të madhe e mori këngëtari latin me famë botërore, J Balvin.

Artisti i famshëm nga Kolumbia performoi disa nga këngët e tij më të njohura, duke elektrizuar publikun. Mirëpo, kulmi i mbrëmjes u arrit kur mori në duar në duar flamurin e Kosovës.

Balvin-emri i vërtetë i të cilit është  në atë moment Jose Alvaro Osorio Balvin  tha në gjuhën shqipe “Të dua”.

Në një çast teksa perfomonte një nga këngët e tij më të dashura, ai bëri shqiponjën me krenari, pasi pjesë në publikë për ta ndjekur ishte edhe Dua Lipa. Kjo e fundit performoi natën e parë të Festivalit duke u kthyer në kryefjalën e mediave ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)