Kush është ajo? J Balvin ndjek në “Instagram” reperen e njohur shqiptare

  • G.G /
  • 08 August 2022 - 08:25
Kush është ajo? J Balvin ndjek në “Instagram” reperen e njohur shqiptare

Ylli i njohur ndërkombëtarisht, J Balvin ka qenë në vëmendjen e të gjithë shqiptarëve së fundmi. Ai realizoi një super perfomancë në natën e dytë të “Sunny Hill Festival” ku elektrizoi skenën.

Fansat nuk ndaluan në asnjë moment së kënduari këngët e tij.

Mirëpo, ai ka mbajtur edhe një fjalë ku ka thënë “Ju dua”.

Jo vetëm kaq por ai ka ndarë edhe një mesazh në Instagram. “Të dua Kosovë, kurrë mos ndaloni së ëndërruari”, shkruan J Balvin.Ai ka pozuar edhe me flamurin e Kosovës.

Mirëpo, J Balvin nuk ndjek vetëm Dua Lipën në Instagram. Ai ka bërë ‘follow’ edhe reperen e njohur, Tayna-n.

Nga ana tjetër, skena e “Sunny Hill Festival” u elektrizua nga performancat e bukura.

Edhe Dua Lipa elektrizoi skenën me performancën e saj fantastike.

Jo vetëm kaq por ajo u nderua edhe njëherë në vendin e saj të lindjes. Kësaj here nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ndarë në Instagram foto nga ceremonia.Në foto shfaqet Dua të cilën Osmani e ka pritur në Presidencë, me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj binjake.

Sipas fjalëve të presidentes, Dua është arsyeja që shumë njerëz e njohën Kosovën. Nëpërmjet festivalit Sunny Hill, ajo e ka kthyer Kosovën në kryeqendër të kulturës botërore.

(Kosova Sot Online)