Pas aludimeve për shtatzëni, Einxhel Shkirës i publikohet fotoja që zbulon gjithçka!

  • G.G /
  • 08 August 2022 - 08:28
Pas aludimeve për shtatzëni, Einxhel Shkirës i publikohet fotoja që zbulon gjithçka!

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë padiskutim dyshja më e preferuar që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.

Së fundmi, të gjithë kanë dyshuar për shtazëninë e Einxhel.

Madje, ajo ironizoi edhe lajmet lartë e poshtë për të me anë të komedisë “14 vjeç dhëndër” duke postuar një sërë videosh në Instastory.

“Morali fabulës: Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”, shkruante moderatorja.

Kujtojmë se më herët , Einxhel ka qenë e ftuar në programin “She/he’s on top”, ku ishte pjesë e jurisë.

Mirëpo, ajo nuk mund t’i shpëtonte ‘ngacmimeve’ të Ed Manushit, lidhur me lajmin e shtatzënisë.

Einxhel ishte mbuluar goxha dhe sidomos te pjesa e barkut me një tyl.

Manushi e pyeti lidhur me lajmet që po qarkullonin, mirëpo Einxhel iu shmang pyetjes lidhur me shtatzëninë më herët.

Edi Manushi: “Që kur ke dalë nga Big Brother nuk e di ça të ka gjetur. Kam filluar të mendoj që ato zërat e portaleve janë të vërteta se të shoh dhe të mbuluar.”

Einxhel: “Jo zemra e di si është puna? Unë këtu ca metra më tutje kam thyer krahun, thashë mos thyej dhe këmbën në Top Channel.”

Por së fundmi, Vipat e Bllokut kanë postuar një foto të dyshes, ku Einxhel sërish është veshur me të gjera duke kamufluar barkun e saj.

“Urime moj Einxhel por pse po e fsheh…”, shkruhet në foto.

 

(Kosova Sot Online)