Nuk e ftuan në “Sunny Hill”, Ronela nuk e kurseu një ironi për festivalin!

  • G.G /
  • 08 August 2022 - 10:55
Nuk e ftuan në “Sunny Hill”, Ronela nuk e kurseu një ironi për festivalin!

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, Ronelës i kanë thënë se ajo duhet të kishte qenë e ftuar në “Sunny Hill Festival”. Këngëtarja nuk ngurroi të përgjigjej, por duke përdorur ironi, të paktën kështu u kuptua.

“S’jemi në atë nivel akoma”, ka shkruar Ronela për “Sunny Hill Festival”, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”, kompeticionin që e ndjek e gjitha Europa e më tej.

(Kosova Sot Online)