Noizy ‘i penduar’ zbulon se çfarë do të donte të fshinte nga biografia e tij

  • G.G /
  • 08 August 2022 - 11:02
Noizy ‘i penduar’ zbulon se çfarë do të donte të fshinte nga biografia e tij

Noizy është një ndër reperët më në zë të momentit. Fokusi i tij i momentit është pikërisht koncerti “Alpha Show”.

Me herët, ai ka patur disa përplasje fizike me kolegët e tij dhe për këtë, ai tha se do donte t’i fshinte nga biografia.

“Zënkat 100% sidomos ato fizike. S’ka problem ato me këngë janë ok, le të rrinë disset sepse është në atyrën e reperit ta thotë troç. Por të paktën zënkat fizike mos të ishin bërë. Sidomos kur e mendoj tani nuk do doja ta kisha në biografinë time”- tha Noizy gjatë programit “Një Kafe me Labin.”

Ai u ndal edhe te jeta private si dhe te momente e vështira.

“Momente të vështira kemi pothuajse çdo ditë por që nuk i shoh problemet si diçka që të më uli e të them… pra ta shoh si diçka kryesore gjatë ditës. Jemi njerëz kemi probleme gjithmonë, rëndësi ka se si i zgjidh”- tha Noizy.

Një pyetje iu drejtua atij lidhur me Unikkatil. Por si reagoi Noizy?

Pyetja: “Je pajtu me Stresin, a do ketë ndonjë pajtim me Unikkatilin”?

“Unë realisht nuk kam pasur asnjë lloj problemi. Njerëzit që e kanë nxit këtë kanë qenë fansa por as ai nuk ka problem me mua e as unë me atë. Nuk kemi pas asnjë lloj problemi, me sa di unë. Zero”, tha Noizy.

(Kosova Sot Online)