Marinës nuk i ndahet tersi, pas Covid-19 i ndodh një tjetër incident

  • G.G /
  • 09 August 2022 - 08:16
Marinës nuk i ndahet tersi, pas Covid-19 i ndodh një tjetër incident

Marina nuk flet shpesh për jetën e saj private, por kësaj here ajo ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit pas një incidenti që i ka ndodhur.

Moderatorja ka kaluar një situatë të sikletshme me ushqimin, pasi i ka ngecur një halë në fyt teksa ka qenë duke konsumuar peshk.

Me anë të një Instastory, ajo i ka kërkuar ndihmë ndjekësve duke i pyetur se çfarë do bënin ata në një situatë të tillë.

“Çfarë të bësh kur të ngec hala e peshkut në fyt,”– ka shkruar Marina.

Ndjekësit nuk kanë ngurruar aspak për t`i ardhur në ndihmë, duke i treguar një metodë shpëtimi: të hajë bukë të thatë.

Marina ka treguar se dhe pasi ka zbatuar këshillën e tyre, nuk ka patur rezultat. “Mbarova një bukë të tërë e nuk funksionoi,”– thotë Marina.

Kujtojmë se Marina na ka treguar vështirësitë që ka hasur këto kohët e fundit, sidomos me Covid-in.

Ajo tha se e mposhti Covid-in edhe pse me shumë vështirësi.

“Më në fund negative”, shkroi ajo krahas dy tamponeve negativë.

“E kalove me vështirësi Covid-19, çfarë simptoma pate?”, e ka pyetur njëra nga ndjekëset në Q&A e hapur nga Marina.

“Pyetjet më të shumta janë për Covid. Në fillim pata dhimbje fyti, dhimbje koke dhe shumë dhimbje trupi. Për rreth 5-6 ditë pata temperature 38,5-39” i është përgjigjur ajo.

(Kosova Sot Online)