Luana Vjollca zbulon përmbajtjen e episodit të fundit të “Thuaje”

  • G.G /
  • 09 August 2022 - 10:50
Luana Vjollca zbulon përmbajtjen e episodit të fundit të “Thuaje”

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, tash e disa kohë ka punuar rreth projektit të saj të quajtur “Thuaje”.

E këngëtarja së shpejti do ta lansojë pjesën e fundit të këtij projekti.

Luana ka zbuluar përmbajtjen e këtij episodi, i cili paraqet dashurinë, vlerësimin dhe kujdesin ndaj vetes.

“Unë e dua veten time…Episodi i fundit i Thuaje paraqet në mënyrë direkte dashurinë, vlerësimin dhe kujdesin ndaj vetvetes”, ka thënë ajo.

“Ashtu siç Luana e potencon vazhdimisht: Puno me veten tënde, foli bukur vetes tënde, duaje veten tënde”, tha më tej moderatorja dhe këngëtarja.

Ajo nuk ka dhënë detaje rreth lansimit të episodit.

Ndryshe, ajo me këtë projekt ka zbuluar shumë nga jeta e saj personale.

(Kosova Sot Online)