Bëhet viral gjesti i veçantë i fanses ndaj Butrint Imerit

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 18:05
Bëhet viral gjesti i veçantë i fanses ndaj Butrint Imerit

Një gjë e dimë me siguri, Butrint Imeri është këngëtari i preferuar i vajzave.

Autori i hitit “Dale” numëron një numër të madh fansash, sidomos të gjinisë femërore të cilët e ndjekin kudo në koncerte.

Përpos mbështetjes dhe dashurisë, vajzat nuk kursehen edhe të “përkujdesen” për idhullin e tyre kur kanë mundësinë.

Së fundmi është bërë viral një moment gjatë koncertit të Butrintit, ku një fanse i fshin djersët këngëtarit. Imeri ndodhej i ulur pranë publikut, moment të cilin famsja e ka shfqytëzuar për ti tharë djersët që e kishin mbuluar.

Image

(Kosova Sot Online)