'Tirana jeni gati?', pas Prishtinës, 'Sunny Hill' dhe Dua Lipa shkojnë në Shqipëri

  • G.G /
  • 10 August 2022 - 09:29
'Tirana jeni gati?', pas Prishtinës, 'Sunny Hill' dhe Dua Lipa shkojnë në Shqipëri

Për katër ditë rresht u mbajt festivali i këngës, “Sunny Hill”, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

E pas Prishtinës, për herë të parë ky festival do të mbahet edhe në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Për tre ditë rresht (26, 27 e 28 gusht), “Sunny Hill” zhvendoset në Tiranë.

Dua Lipa ka publikuar në ‘Instastory’ postimin e faqes zyrtare të festivalit ku thuhet: “Tirana a jeni gati?”

Në festival do të performojnë yje botërore dhe artistë vendor.

(Kosova Sot Online)