Roderika Ukelli i rikthehet ekranit me një "profesion" të ri!

  • G.G /
  • 10 August 2022 - 10:54
Roderika Ukelli i rikthehet ekranit me një

Këngëtarja e njohur për fëmijë Roderika Ukelli pas shumë vitesh, tashmë si e rritur kanë qenë e ftuar në emisionin "Nxet", ku kanë shpalosur shumë gjëra rreth jetës së saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Dikur yll i muzikës për fëmijë derisa sot një zonjushë me prespektivë dhe me synime të qarta  për të ardhmen.

Ukelli ndër të tjera theksoi se aktualisht është duke studiuar në Miami për Shkenca politike dhe pastaj e ka në plan t'i vazhdoj studimet për drejtësi.

Në këtë intervistë u përmend edhe një nga hitet e Roderikës "Pitja e Roderikës" e cila atbotë ishte tejet e pëlqyer dhe e ranguar në vendin e parë të top listave muzikore.

Roderika është mbesa e të ndjerës Fikrije Ukelli apo sic e njohim të gjithë Ceka, ish-këngëtarja ka folur edhe për pasionin për ushqimin ndërkohë që ka pregaditur edhe një pite me spinaq.

Megjithatë..., tani për tani prioritare për Roderikën mbetën studimet.

https://youtu.be/PXJOv3Njnqs

(Kosova Sot Online)