Një thumb ndaj Noizy-t? Mozzik: Dhe Cezari ishte perandor por sot porositet si sallatë

  • gg /
  • 11 August 2022 - 08:29
Një thumb ndaj Noizy-t? Mozzik: Dhe Cezari ishte perandor por sot porositet si sallatë

Dy reperët e suksesshë, Mozzik dhe Noizy prishën miqësinë e tyre vetëm pak muaj pasi sollën një duet të suksesshëm. Ata fshinë duetin “Bonjour Madame” disa javë më parë. Është përfolur se shkak është bërë Loredana, e cila ka bashkëpunuar së fundmi me Noizy-n për Heart Attack.

Megjithatë, Noizy sqaroi se arsyeja e prishjes së miqësisë ka të bëjë me biznes dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik dhe se nuk kishte të bënte aspak me Loredanën. Ndërsa rrjeti “zien” për arsyen që krisi raportin e tyre, Mozzik ka bërë së fundmi një postim thumbues.

“Koha të ngre veshin. Edhe Çezari ishte dikur Perandor. Por, sot porositet si një sallatë”, ka shkruar Mozzik në Instastory, fjalë të cilat duket se i adresohen Noizy-t pasi shpesh ky i fundit i referohet vetes si reperi më i mirë në vend apo si “King”.

Kujtojmë që Noizy, teksa po fliste për Mozzik, tha: ” Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi.

Kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.”, u shpreh mes të tjerash Noizy për raportin me Mozzik. 

(Kosova Sot Online)