Pas Prishtinës, Dua Lipa ndez atmosferën edhe në Hungari – valëvit flamurin e krenarisë para turmës

  • G.G /
  • 11 August 2022 - 10:57
Pas Prishtinës, Dua Lipa ndez atmosferën edhe në Hungari – valëvit flamurin e krenarisë para turmës

Dua Lipa solli turneun e saj “Future Nostalgia” në Budapest teksa komandonte skenën gjatë ditës së parë të Festivalit Sziget 2022 të mërkurën mbrëma.

Ylli 26-vjeçar i muzikës performoi një numër të hiteve të saj nga albumi “Future Nostalgia”, ndërsa kishte veshur një kostum me material lëkurë të aligatorit, që nxirrte në pah linjat e saj trupore.

Festivali, i cili do të zgjasë deri më 15 gusht, do të mirëpresë në skenë edhe emra të njohur si: Justin Bieber, Arctic Monkeys dhe Tame Impala, shkruan DailyMail.

Dua dukej mjaft seksi me paraqitjen e saj në skenë, duke i lënë pak vend imagjinatës.

Ajo kishte veshur një palë geta me material rrjete të zeza, kombinuar me një palë çizmet të zeza të materialit saten.

Flokët e saj të gjatë dhe të zinj, ishin lënë në valë të lirshme dhe valëviteshin mbi shpinën e saj ndërsa ajo performonte.

Dua vendosi pak rimel ngjyrë ari që vezullonte në qepallat e saj dhe përdori një astar të zi për t’i dhënë pamjes një vështrim edhe më të zjarrtë.

Sa i përket aksesorëve, fituesja e çmimit “Grammy” ishte zbukuruar me një palë vathë që shkëlqenin nën dritat e skenës.

Dua dha një performancë me energji të lartë ndërsa vazhdoi me koreografinë intensive të kërcimtarëve të saj në sfond.

Në një moment gjatë performancës – kur ajo me sa duket po interpretonte hitin “Levitating” – ajo u ngrit në ajër nga tre kërcimtarë të veshur tërësisht në të zeza.

Kërcimtarët gjithashtu përdorën rekuizita të pasqyruara në formë zemre ndërsa rrethuan Duan në fund të një piste.

Skena e Duas u ndriçua me sfonde ngjyrë rozë, të kuqe dhe vjollcë dhe ndriçim koordinues që ndihmuan ta bënin edhe më magjike performancën e saj të “Future Nostalgia”.

Në fund të spektaklit, Dua dhe kërcimtarët e saj morën rrugën drejt skajit të skenës dhe me sa duket morën një flamur shumëngjyrësh me porosi nga një prej fansave në rreshtin e parë.

Dy interpretues mbajtën lart flamurin, i cili përmbante versione vizatimore të Duas dhe kërcimtareve të saj, pas Duas ndërsa ajo fliste me turmën e zhurmshme.

Dua filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në fillim të këtij viti pas disa vonesave të shkaktuara nga COVID-19.

Turneu përkon me albumin e këngëtares me të njëjtin emër, i cili u publikua në mes të pandemisë COVID-19 në vitin 2020.

(Kosova Sot Online)