Lexoni edhe:
Djali i Valit dhe Adelines qenka bërë një bukurosh i vërtetë
Princ Valentino Corleone është nxjerrë nga spitali ku ishte shtruar pasi partnerja e tij e plagosi me armë zjarri.
Mediat shkruajnë se 40-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka pasur vetëm një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në këmbën e djathtë.
Djali i Valit dhe Adelines qenka bërë një bukurosh i vërtetëLexoni edhe:
Kryeshefi i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli tha se Corleone tashmë mund të qëndrojë në shtëpi, por që duhet mbajtur nën vëzhgim.
“Është sjell i plagosur në këmbën e djathtë, deri paradite ka qenë duke u trajtuar dhe më pas është liruar. Gjendja e tij është stabile,”- tha Ismajli.
Ndërsa, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njofton se ka ushtruar kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Anita Sylës, vajzës 22-vjeçe, e dyshuar për plagosjen e Prince Valentino Corleone. Ajo akuzohet për dy vepra penale “Vrasje në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Syla e qëlloi me armë zjarri Corleonen. Në banesën ku çifti jeton u gjetën të paktën 40 gëzhoja armësh.
(Kosova Sot Online)