Kush është 22-vjeçarja që plagosi Vali Corleone në banesën ku jetonin

  • A.P /
  • 12 August 2022 - 18:00
Kush është 22-vjeçarja që plagosi Vali Corleone në banesën ku jetonin

Vali Corleone është plagosur me armë zjarri nga një 22-vjeçare në banesën kur ata bashkëjetonin. Mësohet se Anita Syla ka qëlluar me armë në këmbë, Vali Corleone rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa policia gjeti 40 gëzhoja.

Pasi bashkëjetuesja e plagosi me armë, ai shkoi në Qendrën Emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Mjekët kanë informuar policinë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur 22-vjeçaren dhe një dëshmitare, që ndodhej aty në momentin kur e reja plagosi me armë Corleone.

Anita Syla u vendos në pranga e dyshuar për ‘Vrasje në tentativë’ ndaj personit me të cilin është në lidhje dashurie prej disa vitesh. Anita, emri i së cilës është përmendur shpesh në mediat rozë, në videot e publikuara në rrjete sociale ka treguar vazhdimisht raportin e mirë që kishte me Vali Corleone. Ajo madje i kishte vendosur nofkën ‘Father King’.

Ndërkohë mësohet se gjendja shëndetësore e Vali Corleone është e qëndrueshme.

Image

(Kosova Sot Online)